Schwarzenegger i del në mbrojtje Eliza Dushkut
Arnold Schwarzenegger ka publikuar një deklaratë të hënën në mbrëmje pas akuzave të aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku kundër aktorit Joel Kramer për ngacmim seksual.
Deklarata erdhi si përgjigje e aktorit Tom Arnold, i cili bëri një postim në Twitter mbi këtë çështje, në të cilën ai shprehte mbështetje për Eliza Dushkun dhe guximin e saj për të thyer heshtjen në lidhje me këtë çështje serioze.
Aktorja 37-vjeçare shkroi një postim të detajuar në rrjetet sociale gjatë fundjavës për Kramer, i cili ishte 36-vjeç në atë kohë, se e mori atë në një dhomë hoteli në Miami, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç duke e prekur dhe ngacmuar seksualisht.
Në atë kohë, Dushku kishte qenë protagoniste në një nga rolet e saj të para së bashku me Schwarzenegger në vitin 1994, në filmin ‘True Lies’. Të dielën, një tjetër yll që luante në atë film, Jamie Lee Curtis, gjithashtu shfaqi mbështetjen e saj për Dushkun./tvklan.al