Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni në zemër
Aktori i mirënjohur holliwoodian Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni në zemër.
“TMZ” citon burime pranë aktorit 70-vjeçar, sipas të cilëve Schwarzenegger i është drejtuar të enjten spitalit për zëvendësimin e valvulës së kateterit.
Mjekët ishin përgatitur edhe për planin B, nëse zëvendësimi i valvulës dështonte dhe u detyruan ta kryenin operacionin me zemrën jashtë krahërorit.
Sipas medias ndërkombëtare, operacioni zgjati për disa orë dhe tani gjendja e “Terminatorit” paraqitet stabile.
Kjo nuk është hera e parë që Schwarzenegger ka hyrë nën thikë për një operacion në zemër.
Në vitin 1997 ai zëvendësoi një valvul aoartale./tvklan.al