Scott Morrison është Kryeministri i ri i Australisë


Scott Morrison është Kryeministri i ri i Australisë

09:35 24/08/2018

Australia ka kryeministër të ri pasi një kryengritje e partisë Liberale hoqi nga posti Malcolm Turnbull duke ia lënë vendin ish-biznesmenin Scott Morrison.

Turnbull ishte nën presion nga votimet e pakta dhe atë që ai e përshkroi si një "kryengritje" nga deputetët konservatorë.

Morrison, fitoi një votim të brendshëm 45-40 kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Peter Dutton, i cili ishte kërcënimi më i zëshëm i Turnbull.

Dutton, një ish-oficer policie ishte forca lëvizëse e kryengritjes për të rrëzuar Turnbullin pas një reagimi të partisë kundër politikave të tij më liberale.

Morrison është ish-ministër i emigracionit. Duke folur për gazetarët pas votimit të premten, Morrison tha se do të punojë për "të forcuar sërish partinë e cila është goditur këtë javë” dhe për të bashkuar vendin.

Ai tha gjithashtu se do të kthejë vëmendjen ndaj thatësirës së rëndë që ka goditur një pjesë ta Austrisë lindore dhe se kjo ishte nevoja më urgjente e vendit./tvklan.al





Të ngjashme