“S’duhet të fliste për vajzat në takim ”, Vivien e zhgënjyer nga Enxhëll
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate dhe tensione mes vajzave, teksa çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve.
Enxhëll ishte një nga vajzat që pati një takim të gjatë me Saimirin, ku diskutoi për prekjet e 33-vjeçarit me konkurrentet e tjera, gjë që nuk u prit fare mirë nga kasti i vajzave.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Vivien është shprehur e zhgënjyer nga Enxhëll, pasi thotë se kishte goxha konsideratë për të.
“Më vjen shumë keq sepse unë kam goxha konsideratë për Enxhëllin. Më dha një zhgënjim të vogël me këtë gjë”, tha Vivien.
Ndërkohë, ajo mbështeti edhe mendimin e Flavias, kur tha se Enxhëll thotë gjëra kontradiktore.
“Thash diçka për Enxhëllin që nuk duhet ta shfrytëzonte kohën për të folur për vajzat e tjera. E dyta, që është më e rëndësishmja, Enxhëlli u ankua tek Saimiri për pjesën e prekjeve në takimet e tjera, ndërkohë që ne të gjithë e pamë që ata u prekën dhe u kapën goxha bashkë.
Mendoj që kjo është vërtetë kontradiktore. Kur ankohesh atje në moment që pse prekesh dhe pas 10 minutash ndodh ajo gjë me ty dhe Saimirin, nuk je koherente”, theksoi bukuroshja nga Durrësi.
Ajo gjithashtu komentoi edhe takimin e Saimirit me Suelën, për të cilin tha se ishte diçka ndryshe.
“Me Suelën ka pasur diçka më ndryshe. Enxhëlli është goxha simpatike, të jep mirësi, por më këtë gjë që unë vura re sot, nuk më pëlqeu edhe aq shumë.
Nëse Saimiri nuk e ka problem që ajo u ankua për diçka dhe e bëri vet, çfarë kuptimi ka që të flasim ne. Por nëse nuk është e drejtë as për atë, duhet ta dijë ai më mirë”, deklaroi Vivien./tvklan.al