Seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese
Shqyrtohet padia e Gjykatës së Tiranës për vendimet në mungesë
Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar këtë të martë seancën e parë, pas më shume se 3 vitesh. Trupa gjykuese do të shqyrtojë një padi lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve që janë dhënë në mungesë.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të gjykatës së Tiranës. Seanca po zhvillohet pa praninë e palëve vetëm mbi bazë dokumentesh.
Janë rreth 140 çështje që pritet të shqyrtohen nga gjyqtarët e kushtetueses, ndër më të rëndësishmet, zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Tv Klan