Seancë dëgjimore, gjyqtarja Marcela Shehu para KPK-së
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marcela Shehu, e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Sipas ILDKPKI, pasuria e gjyqtares Shehu është e justifikuar me të ardhurat e ligjshme. Kjo pasuri përbëhet nga një banesë me sipërfaqe 100 m2 në proces legalizimi, një automjet Mercedes Benz , një llogari bankare prej 1.3 milionë lekësh dhe dy llogari për fëmijët me nga 100 mijë lekë.
Po ashtu, sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK, gjyqtarja Marcela Shehu është e përshtatshme për të vazhduar punën. Ndërsa raporti i KLD e cilëson të aftë profesionalisht.
Gjatë seancës së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Marcela Shehu është shprehur dakord me raportet dhe verifikimet e bëra prej këtij komisioni si dhe me rezultatin e hetimit. Bazuar mbi këto fakte, gjyqtarja kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërsa vendimi i KPK do të jepet në seancën e radhës, në 4 Qershor./
abcnews.al