SECI – Pakti i Stabilitetit – (1 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pakti i Stabilitetit nuk do të thotë para më shumë, por përfitime të tjera që i kushtojnë një vendi si shqipëria. Kështu kanë deklaruar koordinator të paktit të stabilitetit, SEC-it inisiativa e bashkëpunimit për europën juglindore sëbashku me anëtarin e bordit këshillimor Vebi Velija. Nga qielli i europës nuk do vinë para por projekte frutdhënëse.
Pas takimeve me krerë dhe ministra të qeverisë shqiptare, ky grup ka dëgjuar mbarvajtjen e projekteve të paktit të stabilitetit në shqipëri. 10 miliard euro kushton pakti i stabilitetit për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë 50% i paguan Banka Europiane e Investimeve dhe 50% do të gjenden nga shqipëria me inisiativat e Bashkimit Europian.
I pyetur se me çfarë duhet ta nis Shqipëria, Buset kordinatori i paktit është përgjigjur me infrastrukturën, pasi pa të nuk ka zhvillim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti