Seedorf bëhet trajner i Kamerunit


Seedorf bëhet trajner i Kamerunit

20:35 04/08/2018

Clarence Seedorf është përzgjedhur si trajneri i ri i Kamerunit shkuan BBC. Kohëzgjatja e marrëveshjes nuk është komunikuar ende, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë një tjetër holandez, Patrick Kluivert.

Seedorf fitoi garën me Sven-Goran Eriksson, që ishte një tjetër kandidat për të drejtuar 5 herë kampionët e Afrikës. Dyshja holandeze do të nisë punën me synimin për të triumfuar në Kupën e Afrikës që do të zhvillohet pikërisht në Kamerun nga 7 deri më 30 Qershor të 2019.

Clarence Seedorf karrierën e trajnerit e nisi me Milan, ndërsa së fundi drejtoi Deportivo La Coruna. 42-vjeçari ishte kandidat për të marrë Kombëtaren e Shqipërisë vitin e kaluar, por drejtuesit e FSHF-së përzgjodhën Christian Panuccin.

Tv Klan






Të ngjashme