Sefedin Çela i përgjigjet akuzave për abuzim me tenderin e RTSH
Autori: Blendi Fevziu
23:31 10/06/2000Sefedin Çela, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Ai u shpreh se ka ndjerë përgjegjësi për të pranuar një post të tillë, edhe pse posti i licensimit të mediave do të ishte problematik.
“Pas vitit 1991 unë kam qenë i pranishëm në televizion dhe e kam parë dhe i parë problemet. Unë kam qenë nga të parët që kam njohur institucionin e dorëheqjes dhe kam dhënë dorëheqjen për t’i hapur rrugë proceseve të reja. Anëtarët e këshillit dhe stafi i administratës ka bërë deklarimin e pasurisë dhe për ketë i jemi drejtuar Komisionit parlamentar për verifikimin e pasurisë dhe Drejtorisë së Tatimeve”, Çela.
Ai gjithashtu tregoi se pas akuzave që i janë bërë se ka përfituar nga një tender në RTSH gjatë periudhës kur ishte nëndrejtor kishte kërkuar të bëhej një seancë seancë pyetje-përgjigje.
“Është ushtruar një kontroll nga Kontrolli i Shtetit pas akuzave për përfitim nga tenderi për rikonstruktimin e tualeteve të RTSH gjatë kohës kur unë kam qenë nëndrejtor dhe unë kam kërkuar një seancë pyetje-përgjigje”, tha Çela./tvklan.al