Seferi: Nuk do ta kemi të lehtë me Skënderbeun
Skënderbeu do të luajë të enjten ndaj ekipit zviceran Young Boys, pjesë e të cilit është shqiptari nga Maqedonia, Taulant Seferi.
Mesfushori i Kombëtares Shpresa nuk është i gatshëm për këtë sfidë të Europa League, por thotë për TV Klan se në “Elbasan Arena” do të jetë një përballje e vështirë.
“Skënderbeu ka bërë paraqitje të mira në Europë këto dy vitet e fundit. Unë mendoj se nuk do ta kemi të lehtë në Shqipëri, por besoj që të kalojmë sa më mirë dhe të kthehemi në Zvicër me një rezultat të mirë.”
Mungesa e talentit shqiptar është një minus për Young Boys, por kjo peshon shumë edhe për Taulant Seferin.
“Më vjen shumë keq që nuk mund të vij në Shqipëri, por jam në një fazë rikuperimi pas një dëmtimi të vogël dhe shpresoj që të kthehem shpejt.”
Young Boys barazoi 1 – 1 me Partizanin e Beogradit në Bernë javën e parë të fazës së grupeve. Kjo është hera e dytë që në kupat e Europës ka një përballje mes ekipeve shqiptare dhe atyre zvicerane. Në vitin 2011 në turin e dytë të Europa League, Thun eliminoi Vllazninë duke barazuar në Shkodër pa gola dhe fituar 2 – 1 takimin e kthimit./Tv Klan