Sejko: Inflacioni i ulët, përtej pritshmërive tona!
Inflacioni i ulët në vitet e fundit ka si shkak ngrirjen e pagave në sektorin privat, e cila ka ardhur si rezultat i hendekut negativ të prodhimit. Sipas Bankës së Shqipërisë, niveli i inflacionit nuk është kthyer në parametrat që priteshin, dhe deri tani rritja e tij është reflektuar vetëm në çmimet e ushqimeve.
Gent Sejko :
“Dinamika e inflacionit total u diktua kryesisht nga ecuria e çmimeve të mallrave ushqimorë. Hendeku negativ i vijon te frenojë rritjen e kostos së punës dhe të inflacionit bazë”.
Banka qendrore do të vazhdojë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, por guvernatori tha se nëse inflacioni nuk kthehet në nivelet normale, atëherë Këshilli Mbikëqyrës mund të marrë parasysh uljen e interesit të lekut.
Gent Sejko :“Përmbushja e objektivit të inflacionit mund të kërkonte një qëndrim edhe më akomodues të politikës monetare. Në përgjigje të tyre Këshilli Mbikëqyrës do të ishte i gatshëm të merr në konsideratë lehtësime të mëtejshme të kësaj politikë monetare”.
Për vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë pret një stabilizim të monedhës vendase, e cila ka qenë e mbiçmuar gjatë 2017-ës, duke dobësuar euron dhe dollarin.
Tv Klan