Sejko takim me përfaqësues të “BB” për sistemin financiar
“Kreditë e këqija zbritën në 8.4% dhe kredia e re është gjallëruar”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim me delegacionin e Bankës Botërore për Sektorin Financiar, të kryesuar nga Johana Jaeger.
Ai shprehu angazhimin e Bankës Qëndrore për të vijuar reformat në fushë duke lehtrësuar shërbimet e pagesave bankare dhe zhvillimin e këtyre tregjeve.
Sejko tha se niveli i kredive të këqija ka zbritur në 8.4%, ndërsa kredia e re për ekonominë e sidomos për sektorin privat është rigjallëruar.
Megjithatë Guvernatori tha se këtë vit pritet një ngadalësim i ekonomisë për shkak të pasojave të tërmetit.
Tv Klan