Sekretarët e Trump mohojnë editorialin
“Akt tradhëtie kombëtare” e ka quajtur Presidenti amerikan Donald Trump, editorialin e New York Times që thotë se brenda administratës së tij ka rezistencë të heshtur. Përpara mbështetësve në Montana, Trump akuzoi të përditshmen amerikane për shpifje që vë në rrezik sigurinë kombëtare, përderisa nuk publikon emrin e zyrtarit të lartë brenda administratës që citohet nga New York Times.
“Times kurrë nuk duhet të kishte bërë këtë sepse realisht, çfarëdo që bëhet në mënyrë virtuale është tradhëti. Askush nuk e di se kush është ai apo ajo që e paska thënë se në administratën Trump po ndodh një rezistencë e heshtur”.
Pas publikimit të editorialit të New York Times, të gjithë sekretarët e kabinetit të Presidentit Trump, përfshirë edhe zv/Presidentin Pence, e quajtën shkrimin “shpifje” dhe u distancuan prej tij.
Edhe në të kaluarën, Donald Trump ka akuzuar mediat e mëdha amerikane se përhapin lajme të rreme prapa të cilave fshihen interesat e kundërshtarëve të tij politikë. Sipas një sondazhi të agjencisë Ipsos, gati gjysma e republikanëve mendojnë se Senati duhet t’i japë Presidentit Trump të drejtën për të mbyllur mediat që publikojnë lajme të rreme.
Tv Klan