Sekretarët socialistë (8 Shtator 1999)


Sekretarët socialistë (8 Shtator 1999)

12:13 08/09/1999

Kthesë e papritur e sekretarëve aktualë të Partisë Sociaëiste në prag të kongresit të tretë të kësaj partie. Më parë sekretarja për marrëdhëniet e jashtme Dade, e ka cilësuar ish kryetarin Nano një politikan ende të ri në konceptin, ndërsa sekretari organizativ Legisi e ka ndjekur atë së fundmi në takimet me elektoratin socialist në Rrëshen.

Në këtë linjë duken dhe deklaratat e sotme të sekretarit për marrëdhëniet publike Ilir Zela. Ai është shprehur se tërheqja e Nanos nga drejtimi i PS-së ishte një veprim i nxituar. Zela në dallim nga ish nënkryetari socialist Pëllumbi, ka deklaruar se propozimet e Nanos janë të mirëpritura.

Për Zelën, Nano është një figurë e shquar e socialistëve, ndërsa i pyetur për rolin e tij në drejtim të anëtarësimit në Internacionale Zela tha se që nga themelimi i PS-së është punuar në këtë drejtim. Kompromisin Majko-Meta për postin e kryetarit të PS-së, Zela e cilësoi si një parashikim të gabuar të medias. Zela tha se nuk ka nevoje për mitingje pro apo kundër qeveritare nga socialistët./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme