Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë të paparalajmëruar në Kabul
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka arritur në Kabul më 13 mars, në një vizitë të paparalajmëruar për të vlerësuar gjendjen e luftës dhe mundësitë për të tërhequr disa luftëtarë talebanë në bisedimet e paqes me Qeverinë afgane.
Vizita e Mattis në Kabul vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të tjera për t’i dhënë fund luftës.
Mattis u ka thënë gazetarëve se ai mendon se fitorja është ende e mundur, duke nënkuptuar me këtë një marrëveshje politike me talibanët.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë sinjale nga disa elemente të talibanëve dhe po shikojnë mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës 16-vjeçare, ka thënë Mattis.
“Ka interes nga ana e talebanëve”, u ka thënë shkurt gazetarëve sekretretari Mattis, përpara se të arrinte në Kabul.
“Kemi disa grupe të talebanëve, grupe të vogla që kanë shprehur interesimin e tyre për të biseduar”.
Mattis pritet të takohet me gjeneralin John Nicholson, një komandant i lartë amerikan në Afaganistan si dhe me presidentin Ashraf Ghani.
/REL