Sekretari Amerikan i Mbrojtjes vizitë zyrtare në Shqipëri (7 Shtator 2000)
Ndihmës Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Njuson mbërrin sot në Tiranë në një vizitë zyrtare 1 ditore. Gjatë kësaj vizite Njuson do të takohet me Kryeministrin Ilir Meta. Në Ministrinë e Mbrojtjes do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për asgjesimin e armëve të lehta të grumbulluara pas ngjarjeve të marsit të vitit 1997 dhe atyre që janë mbi nevojat organike të forcave të armatosura. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ilir Gjoni, zoti Njuson do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në një depo armësh. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai do të takohet dhe me përfaqësues diplomatik të Gjermanisë, Norvegjisë dhe të tjerë./tvklan.al