Sekretari Britanik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Toni Lloyd vizitë në Tiranë (15 Prill 1999)
Tragjedinë e djeshme në Kosovë ku mbeten të vdekur rreth 70 shqiptarë të Kosovës, e ka inskenuar Milloshevici. Kjo është deklarata e ashpër e Sekretarit Britanik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Toni Lloyd në takim me refugjatët kosovarë në kampingun pranë Aneksit të Stadiumit Dinamo.
Lloyd ka shëtitur çadër më çadër duke pyetur kosovarët për kushtet dhe ju ka dhënë garanci atyre se shumë shpejt do të kthehen në Kosovë. Ai u shpreh se Britania e Madhe do vazhdojë të mbështesë aksionet ushtarake të NATO-s për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë derisa Millosheviçi të plotësojë kushtet e vëna nga Komuniteti Ndërkombëtar.
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion rindërtimin e shtëpive në Kosovë dhe 50 milion dollarë. Lloyd është pritur dhe nga Presidenti Mejdani dhe Kryeministri Majko. Presidenti Mejdani ka kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të vë në zbatim Protektoriatin mbi Kosovën dhe garancinë e forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë. Kryeministri Majko ka vlerësuar pozicionin që ka mbajtur Qeveria Angleze ndaj problemit të Kosovës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame