Sekretari i Shtetit e quajti të metë, Trump e sfidon të bëjë testin e inteligjencës
Trump ka sfiduar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson që të bëjë testin e inteligjencës kur një gazetar e pyeti për zërat që thonë se Tillerson e ka quajtur presidentin të metë.
“Mendoj se është lajm i pavërtetë, por nëse është e vërtetë , mendoj se duhet të krahasojmë testet e inteligjencës. Dhe unë e di se kush do ta fitojë atë”,
tha Trump për ‘Forbes’.
Kjo shënon shenjën e fundit të mosmarrëveshjeve midis të dyve, pasi Tillerson, prej disa kohësh nuk ka qenë dakord me disa nga vendimet e Trump.
Sipas disa mediave të cilat citojnë disa burime pranë Sekretarit të Shtetit, Trump ka qenë i irrituar nga qëndrimi i Tillerson gjatë disa takimeve.
Raportimet tregojnë një përçarje në administratën e Trump mes tij dhe diplomatit më të lartë të SHBA-së, në një moment që vendi po përballet me një politikë të jashtme shumë shqetësuese, duke nisur me krizën nga Koreja e Veriut e deri tek Irani./
tvklan.al