Sekretarja norvegjeze e Punëve të Jashtme (18 Shtator 1999)
Shuma prej 2.3 milion dollarësh ndihmë për buxhetin e shtetit do të pasohet nga investime norvegjeze në fusha të tilla si transporti, energjia, telekomunikacioni dhe edukimi. Pikëpamjet politike në kuadër të paktit të stabilitetit janë shkëmbyer në takimin e sotëm të Sekretares Norvegjeze për Punët e Jashtme Jan Matlari me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo.
Pas takimit zonja Matlari theksoi se Norvegjia po përgatit një plan të posaçem për paktin e stabilitetit. Në muajin Tetor do të vijë në Shqipëri një delegacion i madh norvegjez për të diskutuar fushat ku do të përqëndrohen investimet. Norvegjia do japë ndihmën e saj edhe për rindërtimin e Kosovës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame