Sekreti drejt suksesit? Zbuloni ç’thotë një studim i ri
Pjesa më e femrave që kërkojnë një vend pune, përpiqen që të kenë një rezyme sa më të pasur, por sekreti për t'u pranuar në një intervistë pune, mesa duket është shumë i thjeshtë, mjafton të tregoni dekoltenë.
Të paktën kështu rezulton nga të dhënat e një studimi të ri, që sugjeron se, ato femra që përfshijnë në aplikimin e tyre për punë një foto ku shfaqen me veshje "treguese", kanë 5 herë më shumë gjasa për t'u pranuar në një intervistë pune. Studimi u realizua në Paris dhe analizoi shanset e femrave për t’u pranuar në një intervistë pune në pozicionet e shitjeve dhe marketingut. Udhëhequr nga Dr. Sevang Kertechian, nga Universiteti i Sorbonës, studimi kishte për qëllim të zbulonte impaktin që ka veshja në procesin e rekrutimit. Duke përdorur dy femra me fizik të ngjashëm dhe eksperienca thuajse të njëjta pune, secila prej tyre aplikoi për 100 pozicione, njëra e veshur serioze dhe tjetra me veshje që tregonte format trupore. Nga 200 pozicionet në të cilat dy vajzat aplikuan, ajo që e kishte shoqëruar aplikimin e saj me foto që shfaqte linjat, mori 62 oferta për intervitë më shumë sesa vajza e veshur serioze./tvklan.al