Seks për një vend pune, Peleshi: Shkarkimi, vendim i duhur


Seks për një vend pune, Peleshi: Shkarkimi, vendim i duhur

12:09 14/05/2016

Zv/Kryeministri Niko Peleshi ka komentuar video-skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, i cili i kërkoi favore seksuale një 20-vjeçare, në këmbim të një vendi pune.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë, Peleshi e cilësoi skandalin një ngjarje jo të denjë për një kryebashkiak.

Zv/Kryeministri theksoi gjithashtu se Qeveria ndërmori veprimin e duhur me shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të Bashkisë Peshkopi dhe tashmë është koha që partia të ristrukturohet.

Xhelili u zgjodh në krye të Bashkisë, në Qershor të 2015 si kandidat i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar Ilir Krosin e Partisë Demokratike, i cili drejtonte Bashkinë prej 3 mandatesh. Në videon e bërë publike nga televizioni “Ora News”, Xhelili shfaqet në zyrën e tij duke firmosur kontratën e punës për 20 –vjeçaren.

Pjesa tjetër e filmimeve janë bërë në makinën e tij dhe në një hotel në Tiranë ku Kryebashkiaku e kishte sjellë të renë për “të marrë shpërblimin” për vendin e punës që i kishte dhënë.

/tvklan.al






Të ngjashme