Seksi nën moshën 16-vjeçare (2010)


Seksi nën moshën 16-vjeçare (2010)

Autori: Blendi Fevziu

22:29 06/10/2010

Të flasësh për seksin në vitin 2010 është ende një temë që ende kërkon impenjim të veçantë, sidomos kur kjo duhet bërë publikisht. Në kohën para viteve 90-të, sigurisht që kjo gjë ishte tërësisht e ndaluar si të mos ekzistonte si proces. Por tema bëhet më e ndjeshme kur duhet të flasësh për seksin nën moshën që konsiderohet si “normalja”, seksi nën moshën 16-vjeçare.

Sa është numri i vajzave që kryejnë marrëdhënie në këtë moshë dhe si ka ndryshuar ky numër me kalimin e viteve? Prindërit apo sistemi pedagogjik thuajse nuk flasin për këtë temë, por nën zë të gjithë pranojnë se mosha kur vajzat kryejnë marrëdhëniet e para seksuale është ulur ndjeshëm.

Nga njëra anë qëndron trysnia e opinionit të shoqërisë të cilët thonë se është turp të mos kesh një të dashur, opinion që çon adoleshentët në krahët e personit të parë që takojnë. 46% e vajzave nga mosha 14-19 vjeç kanë kryer të paktën një herë marrëdhënie seksuale. Mosha mesatare kur të rinjtë aktualisht kryejnë marrëdhënie është 17 vjeç.

Presioni është akoma më i fortë në lidhje me marrëdhëniet seksuale dhe nga ana tjetër mentaliteti tradicional i shoqërisë sonë bën që vendimmarrja e të qenit apo jo seksualisht aktiv të kthehet në ankth. Mosha kur vajzat mund të jenë seksualisht aktive sipas ekspertëve ka ndryshuar me kalimin e viteve. Imazhet më të cilat mediat bombardojnë shikuesit kanë pasur jo pak ndikim dhe mjafton të kujtojmë këtu modelet e firmave të njohura të cilat kanë një moshë mesatare 14-17 vjeç.

Kinematografia gjithashtu ka kaluar në faza të ndryshme të ekspozimit të imazheve seksuale. Për të diskutuar lidhur me këtë fenomen në vendin tonë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Denata Toçe, Gëzim Tushi, Edmond Tupja, Ema Andrea, Julinda Dhamo, Mirela Rista./tvklan.al






Të ngjashme