Sekuestrimi i 1.3 ton drogë në Krujë, zbardhen rolet e 11 të arrestuarve
Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuave gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë. Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në zonë, larg magazinave të drogës.
Ata ishin në përgjim prej Korrikut nga Prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre.
Gjokeajt, sipas Prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.
Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj.
Minoreni me inicilaet E.N mësohet se do të lirohet.
Ndërsa pjesa tjetër e të ndalurve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30 – 50 mijë lekë të vjetra në ditë.
Burimet bejnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.
Tv Klan