Sekuestrimi i 8 toneve kanabis ne Itali, Prokuroria shqiptare nis hetimet
Pas sekuestrimit të 8 tonëve kanabis në Ankona të Italisë në një kamion i cili dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria prokuroria e krimeve rënda ka nisur hetimet. Ekspertët do të kryejë disa veprime hetimore per të parë lëvizjet e kamionit në territorin shqiptar. Ajo që dihet deri tani është se mjeti ka hyrë nga Maqedonia në pikën kufitare të Qafë-Thanës për tu larguar më pas nga porti i Durrësit drejt Italisë. Hetuesit do të bashkëpunojnë edhe me palën italiane për të zbuluar të gjithë internerarin që ka ndjekur mjeti.
Kjo bëhet për të sqaruar nëse kamioni ka hyrë i ngarkuar me kanabis në territorin shqiptar apo është furnizuar këtu. Droga u sekuestrua dy ditë me parë ne portin e Ankonës.
Në pranga ra shoferi i kamionit, një shtetas maqedonas 38-vjeçar. Policia e Shtetit reagoi duke sqaruar se grupi që kishte organizuar transportin e kanabisit e ushtron aktivitetin ne Maqedoni dhe se në këtë linjë trafiku nuk ishin të përfshire shtetas shqiptar.
Tv Klan