Sekuestrohen 1.2 ton ekstazi në Sidnei
Forcat e anti-drogës në Australi sekuestruan plot 1.2 ton ekstazi, në qytetin e Sidneit.
Në pranga ranë dy polakë 28 dhe 29 vjeç, të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Zyrtarët australianë njoftuan se sasia e drogës së sekuestruar është një prej më të mëdhave në historinë e vendit. Lënda narkotike haluçinogjene u gjet brenda një magazine, e mbështjellë në letra alumini.
Sipas autoriteteve vendase, ekstazi vinte nga Republika Çeke dhe mendohet se do të sillte më shumë se 100 milionë dollarë përfitime për trafikantët.
Tv Klan