Sekuestrohen 1.3 mln dollarë nga llogaritë e Taçit


Sekuestrohen 1.3 mln dollarë nga llogaritë e Taçit

17:06 16/05/2016

1.3 milionë dollarë llogari bankare të biznesmenit Rezart Taçi janë vënë nën sekuestro nga policia me urdhër të Gjykatës.  Shuma e parave  ishte depozituar në 16 banka të nivelit të dytë në të cilat po kryhen veprime proceduriale hetimore.

Taçi akuzohet për pastrim parash dhe sipas policisë hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshira në këtë aktivitet. Në vitin 2014, biznesmeni ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Financiar në Policinë e Shtetit me akuzën e “Fshehjes se  të ardhurave, mospagim të taksave, falsifikim dokumentesh dhe mashtrimit”.

Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore të biznesmenit ndaj shtetit dhe kompanive të tjera  llogariten në mbi 14 milionë euro. Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga prokuroria e Gjeneves.

Biznesmeni shqiptar është në gjendje arresti në Zvicër pasi dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin e kanë kallëzuar për mashtrim ,falsifikim të dokumeteve, vulvae dhe stampave. Pak ditë më parë Taçi përmes avokatit të tij kërkoi gjykim të shkurtuar për akuzën e evazionit fiskal.

Tv Kkan






Të ngjashme