Sekuestrohen 1 mln euro dhe 27 kg drogë
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe dy italianë pasi u kapën me 1 millionë, euro të gatshme për t’u futur në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe 27 kilogramë lëndë narkotike.
Operacioni i karabinierëve të Torinos, i koduar “Një milionë” që prangosi tre trafikantët, sekuestroi në një garazh të braktisur edhe kokainë, heroinë, marijuanë, 30 telefona celularë dhe një makinë për numërimin e parave.
Sipas mediave italiane, të arrestuarit ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës. Sipas njësisë së hetimit të Torinos, grupi kriminal, ku bëntë pjesë edhe 32 – vjeçari shqiptar, po përgatitej për një tjetër ngarkesë droge.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe që duket në foto, u është paraqitur karabinierëve si murator në momentin e arrestimit.
Dyshohet se pjesë e këtij grupi janë edhe persona të tjerë. Ndërsa u arrestuan edhe 8 persona nga Senegali që merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike.
Sipas karabinierëve të arrestuarit kanë trafikuar rreth 270 kg kokainë, me një vlerë prej 27 milionë euro.
Tv Klan