Sekuestrohen 12 tonë kokainë
Policia kolumbiane sekuestroi 12 tonë kokainë në një operacion kundër karteleve të drogës. Lënda narkotike ishte groposur në 4 plantacione bananesh, në veri të vendit, e gatshme për t’u dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos përgëzoi forcat e policisë dhe tha se kjo është sasia më e madhe e kapur në një operacion të vetëm, në historinë e vend.
Sipas autoriteteve kolumbiane, droga e sekuestruar i përkiste të ashtuquajturit “Klani i Gjirit”, i drejtuar nga Dairo Usuga, një prej trafikantëve më të rrezikshëm në Kolumbi.
Në pranga e policisë ranë 4 anëtarë të banndës, por kreu i saj është ende në arrati. Vlera e kokainës së kapur ishte rreth 360 milionë dollarë.
Tv Klan