Sekuestrohen 1272 koli cigare kontrabandë
Dëmi në buxhet llogaritet rreth 1 milion dollarë
Një trajler me cigare kontrabandë është sekuestruar në doganën e Hanit të Hotit.
Brenda mjetit me targa bullgare që kishte hyrë nga Mali Zi u gjetën 1272 koli cigare pa pullën fiskale shqiptare ose të ndonjë vendi tjetër.
Ato u sekuestruan dhe rasti iu referua prokurorisë së Shkodrës me akuzën e “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”.
Nëse ky mall do të hidhej në treg vlera e tij arrinte në 1 milion dollarë.
Tv Klan