Sekuestrohen 132 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 shqiptarë


Sekuestrohen 132 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 shqiptarë

12:34 18/10/2016

Policia kufitare ka arritur të kapë një sasi të konsiderueshme marijuane në kufirin greko-shqiptar, si dhe të arrestojë 4 persona, mes tyre dy të rinj shqiptare.

132 kg marjuanë janë gjetur në një automjet në zonën e “Urës së Vrosinës, në Janinë.

Shqiptaret e arrestuar janë të moshave 17 dhe 22 vjeç, ndërsa në pranga është vënë edhe një vajze greke 17-vjeçare dhe një djalë 20 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit po përdornin dy makina për të transportuar drogën, njëra ku ishte fshehur lënda narkotike dhe tjetra për të kontrolluar rrugën për postblloqe policie./ TV KLAN






Të ngjashme