14:09 06/02/2014Policia ka arritur të sekuestrojë mesditën e sotme 180 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek.Droga u gjet në furgonin e një shtetasi shqiptar i cili e kishte ndarë atë në 7 çanta. Policia bën të ditur gjithashtu që në çantat e drogës janë gjetur edhe 4500 euro.Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm dhe arriti të finalizohej para pak minutash.