Sekuestrohen 2 ton marijuanë në Itali
Dy ton marijuanë janë sekuestruar të mërkurën nga policia italiane. Droga, që kishte vlerën e 10 milionë eurove në treg, ishte e ndarë në pako që peshonin 20 kilogramë secila. Sasia rekord u sekuestrua në një depo në Fossacesia. Në pranga ka rënë një italian i moshës 49 – vjeç.
Autoritetet ranë në gjurmët e tij pasi e ndaluan në rrugë gjatë një kontrolli rutinë. Ai udhëtonte me një makinë luksoze.
Sipas të dhënave të policisë italiane, droga vinte nga Shqipëria në bordin e një gomoneje 10 metra të gjatë, me një motor me 500 kuaj fuqi. Gomonia është gjendur e braktisur në det.
Hetimet po vijojnë për të gjetur bashkëpunëtorët e grupit të trafikantëve.
Tv Klan