Sekuestrohen 3 kg heroinë në Kakavi


Sekuestrohen 3 kg heroinë në Kakavi

13:35 12/06/2016

Tre kilogramë heroinë janë sekuestruar në Doganën e Kakavijës nga policia e Gjirokastrës.

Gjatë paradites së të dielës, gjatë kontrollit në vijën e dytë dalëse për në Greqi me skaner, nga punonjësit e Policisë Kufitare u zbuluan disa pako në kroskotin e mjetit tip Benz-Mercedes Vito,  me targa AA 538 NM.

Ishin 6 pako me nga 500 gram heroinë, të mbështjella me natriban.

Grupi hetimor i cili mbërriti në vendngjarje arrestoi menjëherë drejtuesin e mjetit Lulzim Bosnja, 39 vjeç, lindur dhe banues në Libofsh Fier dhe sekuestroi drogën dhe mjetin.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i  lëndëve narkotike”.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat që i siguruan lëndën narkotike 39-vjeçarit dhe porositësit në Greqi.

Tv Klan






Të ngjashme