Sekuestrohen 30 mijë Paund në Rinas


Sekuestrohen 30 mijë Paund në Rinas

17:23 10/10/2020

Arrestohet edhe një 27-vjeçare me pasaportë false

Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit ka sekuestruan një shumë parash prej 30 mijë Paundësh të cilat nuk ishin deklaruar.

Paratë iu sekuestruan një 39-vjeçari me iniciale Sh.Sh, i cili kishte udhëtuar me itinerarin Luton-Rinas. Paratë iu gjetën në valixhen e dorës dhe u sekuestruan pasi 39-vjeçari nuk i kishte deklaruar.

Po kështu, në aeroportin e Rinasit u arrestua një 27-vjeçare iraniane me iniciale T.N. Në dalje nga Shqipëria, ajo tentoi të udhëtonte me një pasaportë të falsifikuar që përmbante identitetin e një shtetaseje norvegjeze.

Gjatë kontrollit, 27-vjeçares iu gjet edhe një kartë identiteti dhe një patentë po në emër të shtetases norvegjeze, të cilës i kishte vjedhur identitetin. /tvklan.al






Të ngjashme