Sekuestrohen 300 kg kanabis në Greqi, në pranga 2 shqiptarë
Rreth 300 kilogramë kanabis sativa e ardhur nga Shqipëria është sekuestruar në dy operacione të policisë greke.
Dy shqiptarë dhe një grek u prangosës në një operacion pranë fshatit Filat në afërsi të Igumenicës. Këta persona po transportonin 206 kilogramë marijuanë, e ndarë në 63 pako.
Në një operacion tjetër, pranë aeroportit të Janinës, u arrestuan tre shtetas grekë, pasi në makinën e tyre u gjetën 85,7 kilogramë kanabis.
Në të dy rastet dyshohet se droga ishte sjellë më herët nga Shqipëria. Policia helene është duke hetuar mënyrën se si është futur droga në territorin e vendin fqinj.
Ende nuk është sqaruar nëse personat e arrestuar e kanë marrë lëndën narkotike vetë në Shqipëri, apo iu është sjellë në kufirin grek. Hetuesit dyshojnë se në këtë rrjet trafiku janë të përfshirë dhe të tjerë persona, për të cilët nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.
Tv Klan