Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria
Më shumë se 700 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga karabinierët në një banesë në Torre a Mare, në periferi të Barit, ndërsa në pranga ka rënë një 64 – vjeçar italian.
Droga, sipas mediave fqinje vinte nga Shqipëria. Ajo u gjet e paketuar në mënyrë hermetike dhe ishte transportuar me anë të një automjeti, pasi kishte mbërritur me skaf në brigjet italiane.
Ngarkesa ishte pikasur nga një helikopter i karabinierëve gjatë natës. Këta të fundit i ndoqën të gjithë fazat e transportimit të drogës deri tek vila ku u gjet edhe trafikanti, Renato Colasuonno. Ky i fundit përfundoi në burgun e Barit, për trafik të narkotikëve./tvklan.al