Sekuestrohen 80 bimë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga


Sekuestrohen 80 bimë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

08:50 09/04/2017

Në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakastër, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

U bë arrestimi në flagrancë i Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh.

Gjithashtu u bë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i kryetarit të fshatit Drenovë, Niko Nure, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure./tvklan.al 





Të ngjashme