Sekuestrohen 800 kg marijuanë në Ravenna
Policia italiane njoftoi sekuestrimin e një sasie prej rreth 800 kilogramësh marijuanë dhe kanabis në një magazinë në një qytezë në periferi të Ravenës.
Në pranga u vu një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte pronari i magazinës. Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur për momentin, por citohet se ai luante rolin e grosistit të drogës.
Sipas autoriteteve italiane u arrestua edhe një 70-vjeçar, italian i cili u kap duke transportuar një sasi të vogël të drogës. Droga kishte si destinacion veriun e Italisë dhe vlera e saj në treg llogaritet në 8 milionë euro.
Tv Klan