Sekuestrohen 9 mina me telekomandë për shpërthime në distancë
Nëntë mina me telekomandë u sekuestruan nga Policia e Lezhës ndërsa 2 persona u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Në pranga u vu 21 – vjecari Franko Çinari nga Tirana, i dënuar më parë për vjedhje dhe Stavro Kotorri, 18 vjeç, po nga Tirana. Në kërkim u shpall 30-vjeçari me iniciale E.T, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Ata akuzohen për trafikim të armëve dhe municioneve. Nuk jepen detaje për qëllimet e këtyre personave. /Tv Klan