Sekuestrohen dy gomone me vlerë 42.000 Euro
Nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone.
Përkatësisht: - u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë. - u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.