Sekuestrohen mijëra bime narkotike, në kërkim autorët
Policia e Krujës ka sekuestruar mijëra bimë narkotike ditën e djeshme në një pyll në fshatin Kurcaj dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj, Krujë, në një sipërfaqe pylli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 880 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva në proces tharje dhe 7.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe”Kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al