Sekuestrohen pasuritë e ish –deputetit Frroku, Prokuroria: U vendos nga droga e prostitucioni


Sekuestrohen pasuritë e ish –deputetit Frroku, Prokuroria: U vendos nga droga e prostitucioni

14:50 29/07/2016

Gjykata për Krimet e Rënda me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme të ish-depuetit Mark Frroku, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij.

7 apartamente banimi 2 në  Orikum, 3 në Shëngjin dhe 2 në Tiranë, dy garazhe në Shëngjin dhe një truall 6 mijë metra katrorë në Lezhë, janë pronat e paluajtshme që figurojnë në emër të Frrokut.

Sipas hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bazë të ekspertizës kontabël, Frroku nuk e justifikonte këtë pasuri me burime të ligjshme.

Për këtë arsye janë  krijuar dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit, aktivitet të cilin prokuroria thotë se ish-deputeti e ka ushtruar në vendet e ulëta, Blegjikë dhe Holandë.

Ish-ligjëvenësi aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Tiranës për vrasje “Fshehje dhe pastrim parash ”, si dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka vrarë në Belgjikë Aleksandër Kurtin , në vitin 1999,  pas konflikteve për prostitucion. Po ashtu, Frroku  është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.

Nisur nga ky aktivitet kriminal prokuroria ka dyshime se pasuritë e sekustruara janë vendosur nga paratë e fituara nga aktivitetet kriminale.

 

Tv Klan






Të ngjashme