Sekuestrohen pronat e trafikantit të drogës


Sekuestrohen pronat e trafikantit të drogës

20:36 02/05/2014 CipaaMbi 13 600 metra katrorë tokë dhe 8 automjete, një pasuri me vlerë 3 milionë eurosh në pronësi të një 33 -vjeçari, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, janë vendosur në sekuestro preventive, me urdhër të Gjykatës së Tiranës, pasi dyshohet të jenë blerë me paratë e aktivitetit kriminal.

33 –vjeçari Aleksandër Çavo u arrestua në shtator të vitit të shkuar në Tiranë dhe u ekstradua në Itali. Paralelisht me procesin e ekstradimit, autoritetet shqiptare nisën verifikimet e pasurisë së tij. Bëhet fjalë për 8 parcela tokë në fshatin Marikaj, për automjete, 5 prej të cilave të tonazhit të rëndë për transport ndërkombëtar dhe dy autovetura luksoze dhe për shoqërinë Viktoria Al, me veprimtari “Import-eksport i paisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri, import, tregëtim dhe mirëmbajtje të paisjeve mjëksore për përdorim shtëpiak dhe transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qera.





Të ngjashme