Sekuestrohen rreth 456 palë syze falso me destinacion tregun tonë
Sektori i Monitorimit dhe Strukturave të Specializuara në Drejtorinë e Doganave në Sarandë ka bërë të mundur zbulimin dhe bllokimin e një sasie të konsiderueshme syzesh falso.
Bëhet fjalë për rreth 456 palë syze dielli të markave të ndryshme të falsifikuara, të cilat transportoheshin me një automjet tip Audi, me targë AA 952 MO, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet Pikës Doganore, Qafë Botë.
Ndaj subjektit që kryente këtë aktivitet rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e Pronësisë Intelektuale”./tvklan.al