Sekuestrohet 62 kg drogë, zhduken autorët
Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike. Policia e Shkodrës, ka sekuestrohet 62 kg lëndë e dyshuar kanabis në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh. Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”94″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]