Sekuestrohet 800 kg duhan kontrabandë
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi u kap duke transportuar 800 kg duhan kontrabandë.
38-vjeçari E.A. u kap në aksin rrugor Kukës-Morinë me një furgon, brenda të cilit u gjet duhani kontrabandë pa faturë shoqërimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /tvklan.al