16:16 21/03/2014Rreth 1.6 ton kanabis sativa, 8 kg heroinë dhe rreth 1 kg kakoinë janë asgjesuar mesditën e sotme nga specialistët e sektorit të Narkotikëve të Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lënda narkotike e llojit hashash është djegur në brigjet e lumit Erzen. Kjo sasi droge, i kishte kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj. Për asgjësimin e lëndëve narkotike fillimisht është mbledhur një kominsion përkatës në mjediset e Institutit Shkencor.Komisioni nën drejtimin e prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e 23 vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.