Sekuestrohet gjysmë ton kanabis, pranga 4 shqiptarëve
Droga u gjet në dy vende të ndryshme
Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge dhe ka sekuestruar më shumë se gjysmë ton kanabis. Në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë nga 29 në 37 vjeç, si dhe një i mitur grek pjesëtar i grupit.
Grupi mbahej prej disa muajsh në survejim, deri sa u lokalizua vendi ku magazinohej droga dhe goditja u krye me dy operacione të njëkohshme në Athinë dhe Korinth.
Kanabisi i sekuestruar arrin në 560 kilogramë dhe policia vlerëson se nga shitja grupi do të përfitonte mbi 840 mijë euro.
Tv Klan