Sekuestrohet mbi gjysmë ton kanabis në Kavajë


Sekuestrohet mbi gjysmë ton kanabis në Kavajë

15:15 13/04/2018

Një sasi mbi gjysmë ton kanabis është sekuestruar nga policia në zonën e “Bishtit të Zhurit” në Rrogozhinë. Gjatë aksionit nga Policia e Kavajës është bllokuar ekzaktësisht 562 kg lëndë narkotike. Droga u sekuestrua në një automjet. Në pranga ra 35-vjeçari Saimon Beqiraj nga fshati Frakull e Madhe e Fierit, i cili po transportonte drogën.

Burime nga Policia e Kavajës thonë se fuoristrada që ishte e mbushur me thasët e kanabisit, po transportohej me karroatrec duke pretenduar se mjeti ishte me defekt, në mënyrë që t’u shmangej kontrolleve të policisë. Karroatreci që drejtohej nga 35-vjeçari Beqiraj u ndalua nga unifomrat blu gjatë natës në aksin Rrogozhinë – Kavajë. Ndërkohë, hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk bëhen me dije informacione të tjera. /

tvklan.al






Të ngjashme