Sekuestrohet rreth 2 ton kanabis
Një tjetër sasi rekord kanabisi është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës. Në pranga kanë përfunduar 4 persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka arritur të sekuestrojë 1772 kilogramë kanabis.
Në pranga kanë përfunduar:
Besim Zika, 46 – vjeç, Pëllumb Rona, 55 – vjeç, Festim Rona, 65 – vjeç, Çoban Kalemi, 52 – vjeç, të gjithë banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga policia në banesën e Pëllumb Rona u gjet një sasi prej 65 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë plastikë. Besim Zikës iu gjet rreth 17 kilogramë kanabis.
Në banesën e Çoban Kalemi u gjetën 19 thasë kanabis, me peshë totale 160 kilogramë, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.
Në banesën e G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kilogramë. Në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj, u gjetën 42 thasë me kanabis, me peshë totale 1260 kilogramë./tvklan.al